Dje u arrestua, sot dërgohet në spital. Çfarë po ndodh me avokatin në Lezhë? Ja denoncimi që u bë në SHÇBA për efektivin e policisë

0
178

Një natë pas arrestimit, avokati Gjergj Neli ka përfunduar në spital, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore. Menjëherë ai është shtruar në spital, nga ku pritet të njihet edhe me masën e sigurisë.

Ndërkohe zv/kryetarja e dhomës se avokatisë Lezhë, Shaqe Marinaj ka denoncuar ditën e sotme pranë SHCBA efektivin e policisë Myrteza Mehmeti, me pretendimin se ka ofenduar e dhunuar atë dhe avokatin Gjergj Neli.

Arrestimi u bë pasditen e djeshme, pasi policia ka gjetur avokatin Neli dhe bashkëshorten e tij, Shaqe Marinaj duke u konfliktuar me një shtetas.

Punonjësit e Policisë kanë ndërhyrë për të penguar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, por shtetasi Gj.N., i ka  kundërshtuar me dhunë duke goditur me grusht dhe grisur bluzen njërit prej punonjësve të Policisë”, njofton Policia.

Më pas avokati Gjin Neli është shoqëruar në Komisariatin e qytetit dhe më pas është arrestuar.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here