‘Situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe”, Presidenti Meta publikon letrën që i ka dërguar Ramës, Ruçit dhe Manastirliut, ja çfarë iu kërkon

0
200

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, me një letër zyrtare, ku thuhet se “situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe, që duhet parandaluar në kohë”.

Duke iu referuar shifrave zyrtare rreth numrit të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi, kreu i shtetit thekson se “duhet bërë një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, si një tjetër faktor rëndues.

Duke rreshtuar disa pyetje, për numrin e testimeve, stafin mjekësor, masat për rimbursimin e shpenzimeve për mjekim apo kontroll të pacientëve, trajtimin e sëmundjes, Meta thekson ndër të tjera: “Elementët themelorë të përcaktuara qartë nga OBSH, si testimi, gjurmimi dhe trajtimi, kërkojnë një intensifikim të jashtëzakonshëm të masave për realizimin e plotë të tyre”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here