VIDEO/ Çfarë po ndodh me vaksinën anti-Covid? Profesor Kakarriqi: Aktualisht e kemi të gjithë në dorë, ajo është…

0
242

Profesor Eduart Kakarriqi, nga Komiteti i Vaksinimit ka dhënë detaje lidhur me atë çfarë po ndodh me vaksinën antiCOVID dhe a do ta sigurojë Shqipëria.

Nëpërmjet një videomesazhi, publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Kakarriqi ka edhe një këshillë për qytetarët, për “vaksinën” që të gjithë e kanë në dorë.

“Ka tre katër firma të ndryshme industriale, që pretendojnë dhe thonë se jemi thuajse gati që deri në fund të vitit të nxjerrin vaksinën në treg. Megjithate mendimet ketu jane te ndryshme, pjesa më e madhe e mendimeve është se vaksina do të jetë gati vitin që vjen.

Sidoqofte ne si vend kemi marrë masat dhe kemi nënshkruar marrëveshjen perkatese lidhur me pjesemarrjen e vendit tone me ate qe quhet Covax, ku marrin pjese shume vende.

Pra ne jemi gati që sa të dalë vaksina anticovid vendi ynë do të jetë një ndër vendet që përfiton blerjen në kohë të një sasie rreth 30% të popullatës së vendit tonë duke pasur parasysh që në fokus janë mosha e tretë, grupet me risk dhe moshat pediatrike.

Ne kemi një vaksinë në thonjëza në dorë që nuk janë gjë tjetër përveç masave. Një ndër këto masa krahas distancimit dhe higjienës është mbajtja e maskës. Maska duhet të bëhet zakon të mbahet jo vetëm në vendet e mbyllura por edhe jashtë”, thotë Kakarriqi.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here