Nxirren pas 48 orësh trupat e pajetë të tre personave, dyshohet se kanë vdekur nga…

0
154

Pas më shumë se 48 orësh janë nxjerrë të pajetë nga miniera e Selishtës trupat e dy punëtorëve dhe një inxhinieri.

Sipas News24 ata janë Ismail Hoxha 62 vjeç, Fatos Cesku 55 vjeç dhe Ruzhdi Rushiti 29 vjeç. Dyshohet se ata mund të kenë humbur jetën nga gazrat në minierë.

Denoncimi në polici u bë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i Ismail Hoxhës, me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë kanë humbur kontaktet me familjen.

Një ditë më parë Policia lokale sqaroi se në një dhomë janë gjetur rrobat e tyre si dhe celularët.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit të dhënë, ku tre shtetas që punonin në minierën e “Balgjaj”, Selishtë, kishin humbur kontaktet me familjen, ju informojmë se rreth orës 03:00 datë 29.10 2020 në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari- shpëtimit, u gjetën trupat e pajetë të shtetasve, I. H., 64 vjeç, banues në Peshkopi,
F. Ç., 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe R. R., 33 vjeç, banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here