Pamje të frikshme të uraganit Zeta, valë më të larta se 15 metra

0
133

Mbrëmjen e së mërkurës uragani Zeta ka përfshirë juglindjen e Luizianës.

Zeta bëri zbarkimin me erëra 110 mph (177 km/h) dhe do të kishte qenë një stuhi e Kategorisë 3 me erëra 115 mph.

Sipas mediave të huaja ka qenë platforma në Gjirin e Meksikës që ka regjistruar shpejtësinë e erës dhe valët.

Kështu, një platformë në jug të Luizianës në Gjirin e Meksikës tregoi shpejtësi të erës me 150 mph dhe valë më të larta se 15 metra.

Zeta është stuhia e 11-të me këtë emër që godet Shtetet e Bashkuara këtë sezon dhe është stuhia e pestë me këtë emër që bën zbarkimin në Luiziana këtë sezon uraganesh, i cili zyrtarisht nuk përfundon deri më 30 nëntor.

burimi:oranews.tv

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here