“Unë ty të vras nëse më prek në…”/ Bujar Kapexhiu shpërthen ndaj Mustafa Nanos

0
171

Artisti i njohur Bujar Kapexhiu ka bërë një deklaratë të fortë pas debatit ndërkombëtar të shpërthyer së fundmi mbi karikaturat e një reviste franceze për profetin Muhamed që solli më pas edhe përplasjes midis Presidentit të Francës, Emanule Macron dhe presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

“Nëse do të më fyesh në gjënë e shenjtë Nano, unë ty të vras. Në qoftë se Muçi e quan veten ateist ose i pafe, le të mbajë atë të tijën dhe nuk ka pse të fyej një të shenjtë që e do filani dhe filani. Mos e vendos në pozicione që janë denigruese dhe fyese Karikaturistët francezë marrin guximin dhe e vizatojnë në karikaturë, por  pranojmë këtë, por mos e vendos në situata të turpshme”- iu drejtuar Kapexhiu gazetarit Mustafa Nano.

Kjo solli menjëherë reagimin e drejtueses së emisionit, Eni Vaisli, e cila iu drejtua Kapexhiut duke i thënë se asgjë nuk e përligj vrasjen dhe se “nuk do të lejoj në studion time deklarata të tilla”.

Më vonë, karikaturisti i njohur tha se do ta “vriste” me penë gazetarin.

“Do ta vras Nanon, por në dorë nuk do të kem një revolver, por një penë që ta bëj karikaturë. Çfarë t’i them tjetër unë Muçit?”, u shpreh Kapexhiu.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here