Vala e dytë/ Covid po “gjunjëzon” dy fuqitë më të mëdha të Evropës. Ja masat e reja që mori Franca dhe Gjermania

0
172

Dy nga ekonomitë më të mëdha të Evropës, Franca dhe Gjermania po rivendosin një formë të bllokimit kombëtar, ndërsa kontinenti evropian po përballet me një rritje të rasteve të koronavirusit dhe vdekjeve, raporton BBC.

Nga e premtja, njerëzit në Francë do të lejohen të dalin nga shtëpia vetëm për punë të rëndësishme ose për arsye mjekësore.

Presidenti Emmanuel Macron tha se vendi rrezikonte të “mbytej nga një valë e dytë që pa dyshim do të jetë më e vështirë se e para”.

Ndërkohë, Gjermania po vendos një bllokim kombëtar më “të butë” se Franca.  Masat që hyjnë në fuqi të hënën janë më pak të rënda se në Francë, por ato përfshijnë mbylljen e restoranteve, bareve, palestrave dhe teatrove, tha kancelarja Angela Merkel.

Infeksionet po rriten ndjeshëm në të gjithë Evropën, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar e cila të Mërkurën njoftoi 310 vdekje të reja dhe 24,701 raste të reja.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here