Vdekja e tre personave në minierë, ish deputeti: Dhimbje e madhe

0
143

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka shprehur dhimbjen për humbjen e jetës së tre personave në minierën e Selishtës, dy punëtorëve dhe inxhinierit, trupat e të cilëve u nxorën pas më shumë se 48 orësh që kishin mbetur të bllokuar nën tokë.

Në një postim në rrjetet sociale, Spahiu tregon se ka pasur njohje me inxhinerin Ismail Hoxha, ndërsa më tragjike e bën ngjarjen vdekja e punëtorit vetëm 29-vjeçar, ” që kishte zgjedhur punën më të vështirë, atë të minatorit”.

POSTIMI I PLOTEDhimbje e madhe për humbjen e jetës së inxhinier Ismail Hoxhës. E njihja dhe jam rritur me të, si mik i familjes sime dhe dajave të mi, njeri i dashur, shembullor!Po aq dhimbje për Fatos Ceskun, rritur bashkë në qytetin më të mirë e më të dashur si Bulqiza!Më e dhimbshme humbja e një të riu 29 vjeçar që kishte zgjedhur punën më të vështirë, atë të minatorit.Ngushëllime familjeve, miqve e shokëve të tyre të shumtë.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here