Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ironizuese për letrën që presidenti Ilir Meta i dërgoi shefit të qeverisë, kreut të Kuvendit dhe ministres së Shëndetësisë, ku kërkohej të merren masa për të mos lënë skituatën e pandemisë në përkeqësim drejt katastrofës.
Në këtë video montazh Rama ka publikuar thirrjen e Presidentit Meta dhe deklaratat e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila ka thënë se beson që çështja e Covid “është një konspiracion”.
“Oferta fituese për demokratët “Jepja Lulit e merr Monikën megjithë Ilirin!” dhe bota është e jotja🌏”, shkruan Rama.© Panorama.al