“Evropa, e zhytur thellë në valën e dytë të COVID-19”- Presidentja e KE paralajmëron: Krishtlindjet e këtij viti do të jenë…

0
274

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar një dimër të gjatë dhe të vështirë, ndërsa argumentoi edhe rivendosjen e një bllokimi kombëtar si masë kundër shpërthimit të mëtejshëm të koronavirusit.

Infeksionet dhe vdekjet në rritje të koronavirusit po shkaktojnë kufizime më të ashpra në të gjithë Evropën.

Po ashtu edhe Franca riktheu një bllokim pasditen e djeshme, duke urdhëruar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi përveç daljeve për punë thelbësore ose për arsye mjekësore.

Presidenti Emmanuel Macron tha se vendi rrezikonte të “mbytej nga një valë e dytë që pa dyshim do të jetë më e vështirë se e para”.

Vdekjet e përditshme në Francë janë në nivelin më të lartë që nga prilli. Sot, autoritetet raportuan 47,637 raste të reja krahasuar me 36,437 një ditë më parë dhe 235 vdekje të reja, nëntë më pak se të mërkurën.

Zyrtarët gjermanë të shëndetësisë thanë sot se 89 persona të tjerë kishin vdekur në 24 orët e fundit, me një rekord prej 16,774 infeksionesh.

Masat e reja të Gjermanisë, të cilat hyjnë në fuqi të hënën, nuk janë aq të gjera sa në Francë, por ato përfshijnë mbylljen e restoranteve, bareve, palestrave dhe teatrove, tha Merkel.

Mbretëria e Bashkuar raportoi 23,065 raste të tjera sot dhe 280 vdekje të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 45,955.

Në Angli, një studim i ri tregon se pothuajse 100,000 njerëz po infektohen me virus çdo ditë, duke bërë presion mbi qeverinë për të ndryshuar politikën.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se kontinenti ishte i zhytur “thellë në valën e dytë”.

Unë mendoj se Krishtlindjet e këtij viti do të jenë një Krishtlindje ndryshe” tha ajo.

BBC© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here