Marrëveshje me Edi Ramën për postin e presidentit? Çfarë thotë Jozefina Topalli: Më ka ndihmuar për…

0
266

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, e rikthyer ditët e fundit në skenën politike, pyetet mbi teoritë që qarkullojnë se ka një marrëveshje mes saj dhe Edi Rama për të marrë postin e Presidentit.

Topalli thitë se gjithçka është shumë larg të vërtetës ndërsa shton se me Edi Rama ka komunikuar vetëm një herë.

“Nuk kam asnjë komunikim me Edi Ramën, kam pasur komunikim vetëm njëherë kur kishte një rast të një fatkeqësie shumë të rëndë në qytetin tim dhe një familje më kërkoi që të ndërhyrja për të zgjidhur një problem dhe me sa kam dijeni ai i është përgjigjur familjes që kishte problemin. Më vjen shumë keq që janë aq larg të vërtetës”, znj. tha Topalli në Euronews.

Duke u ndalur tek çështja e koalicioneve që mund të bëjë pas zgjedhjeve, Topalli tha se nuk e përjashtonte mundësinë për të bashkëpunuar me forcat e tjera të djathta.

“Asnjëri nuk ka luksin për të refuzuar tjetrin përballë tre njerëzve që mbajnë peng 3 milionë shqiptarët. Nuk është momenti për të parë defekte por është shansi për ti dhënë mundësi vendin qe të mos rrëshqasë më tej”, tha ajo.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here