“Nuk di kujt t’ia drejtoj gishtin”/ Flet gazetari që iu vendos tritol në banesë: Shpërthimi ishte i fortë, shpresoj që…

0
334

Gazetari i News24 Elidon Ndreka, në banesën e të cilit u vendos tritol thotë se nuk ka dijeni se kush mund të jenë autorët.

Në një deklaratë për kolegët e tij, Ndreka beson se ngjarja do të zbardhet nga policia. Ai thotë se familja e tij u frikësua, pasi shpërthimi ishte i fortë.

“Nuk di të drejtoj gishtin tek një persona apo disa individë të ndryshëm, se nga kush mund të jetë kryer por shpresoj që policia të zbardhë dhe ti shkojë deri në fund ngjarjes.

Unë prej vitesh ushtroj profesionin e gazetarit, dhe e vetmja indice mund të jetë puna që bëj. Por nuk di të drejtoj gishtin. Kjo është një ngjarje e rëndë. Unë jetoj në banesë me prindërit, bashkëshorten dhe dy vajzat. Tronditja ishte e madhe, vajza filloi të qante pasi shpërthimi ishte goxha i rëndë. Shpresoj që drejtësia ta zbardhë. Kam besim të plotë që do të zbardhet në bazë të provave dhe nga kamerat e sigurisë. Janë sekuestruar pamjet filmike”, tha gazetari.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here