Pak orë para izolimit, Parisi “pushtohet” nga…Ja çfarë bëjnë qytetarët/ Shikoni pamjet

0
661

Trafiku rreth Parisit arriti nivele rekord vetëm disa orë para se një bllokim i ri kombëtar të hynte në fuqi në të gjithë Francën.

Siç raporton BBC, trafiku të enjtën në mbrëmje u shtri në rreth 700 km në rajonin e Ile de France

Masat e bllokimit në Francë hynë në fuqi në mesnatën e së Premtes, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid.

Njerëzit janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi përveç rasteve për punë të rëndësishme ose për arsye mjekësore.

Presidenti Emmanuel Macron tha se vendi rrezikonte të “mbytej nga një valë e dytë që pa dyshim do të jetë më e vështirë se e para”.

Vdekjet ditore nga Covid-19 në Francë janë në nivelin më të lartë që nga Prilli, dhe të enjten, autoritetet raportuan 47,637 raste të reja dhe 250 vdekje të reja.

Mediat franceze raportojnë se shumë qytetarë të Parisit janë larguar nga qyteti dhe  kanë shkuar në fshat.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here