A synon Rama të shtyjë zgjedhjet e 25 prillit për shkak të…? Si përgjigjet Presidenti Meta: Zero shans. Ai ka bërë një akt kriminal që nuk amnistohet

0
296

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u pyet nëse kryeministri Rama synon të shtyjë datën e zgjedhjeve të 25 prillit duke marrë si shkak pandeminë, duke theksuar se kjo datë është vendosur me konsensus.

Presidenti thotë se ka zero shans që kjo datë të shtyhet, ndërsa e akuzon kryeministrin se ka bërë një krim të pa amnistueshëm siç është shembja e Teatrit Kombëtar.

Zero shans. Ai nuk ka asnjë të drejtë morale sepse ka bërë asnjë akt kriminal dhe nuk do të ketë kurrë aministi për atë që ka bërë me Teatrin Kombëtar dhe tregoi qartë se nuk ka asnjë interes për shëndetin e njerëzve.

25 prilli është afati i fundit, ka mbaruar kjo histori. Nuk nxjerr më dekret tjetër, këtë e kam vënë me konsensus. Ai nuk i shtyn dot. Të guxojë të bëja lojëra dhe ta shikojë.

Ilir Meta ka vetëm një qëllim që në këtë vend të mbretërojnë shqiptarët. Referendumi i parë është më 25 prill”- tha Presidenti Meta në “Zonë e Lirë”.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here