“Do bësh një fëmijë tjetër?”- Rudina Dembacaj flet për planet e së ardhmes dhe zbulon se…

0
363

Pak kohë më parë, Rudina Dembacaj i tha “PO” propozimit për martesë të ish-deputetit, Mark Frrokut.

Moderatorja gjithnjë ka qenë e hapur për jetën e saj private dhe nuk ka nguruar ta publikojë edhe në rrjete sociale.

Ditën e djeshme, ajo bëri një bashkëbisedim me ndjekësit, ku foli për marrëdhënien me partnerin dhe për planet e së ardhmes.

Do bësh një fëmijë tjetër”,- ishte një ndër pyetjet që iu bënë.

Poooo, por pak më vonë! Aman se Marku s’ka muhabet tjetër. Unë do bëj dhe nja dy projekte”,- ia ktheu Rudina.

Ndërkohë, një tjetër i shkruante: “Shkoni shumë me Markun”.

Dhe përgjigja e moderatores ishte: “M’don prandaj”.

Rudina ka një vajzë, Viktoria, me ish-bashkëshortin, Aleks, ndërsa Marku është baba i tre fëmijëve.

Bashkëshortja e tij ndërroi jetë një vit më parë.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here