FOTO-LAJM/ Fluks urgjencash pranë spitaleve Covid, të sëmurë që enden në oborr me…Çfarë kanë fokusuar aparatet

0
292

Dy spitalet Covid në Tiranë janë drejt mbushjes së kapacitetet për shkak të numrit të lartë të të sëmurëve. Edhe gjatë 24 orëve të fundit, 319 persona janë identifikuar me koronavirus, duke regjistruar një tjetër rekord ditor të të prekurve nga infeksioni potencialisht vdekjeprurës.

Siç shihet nga fotot e siguruara nga LSA, ka pacientë të shumtë që transportohen me ambulanca, ndërsa të tjera janë të detyruar të marrin me vete bombolën e oksigjenit edhe kur lëvizin jashtë ambienteve spitalore.

Aktualisht në spitalet covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here