VIDEO/ Merr flakë makina me të cilën udhëtonte vëllai i ish-Presidentit, ja detajet e para nga policia

0
369

Merr flakë në ecje automjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonte vëllai i ish presidentit Bujar Nishani, Ilir Nishani.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10 në lagjen nr.12, të qytetit të Durrësit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë nga një shkëndijë elektrike. Sakaq, raportohet se ka vetëm dëme materiale

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 31.10.2020, rreth orës 10:10, në lagjen nr.12, Durrës, ka marrë flakë në ecje mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. N., 48 vjeç, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marë flakë nga një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here