Kreu i OBSH futet në karantinë pasi pati kontakt me një të infektuar. Ja mesazhi që përcjell

0
551

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, është futur në karantinë pas kontakteve me një person që rezultoi pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i OBSH, i cili në një postim në rrjetet sociale pohon se nuk ka shfaqur ende simptoma por për të garantuar që nuk do e shpërndajë virusin në rast se është bartës i tij, ka vendosur të futet në karantinë.

“Unë jam identifikuar si kontakt i dikujt që ka rezultuar pozitiv për # COVID19. Unë jam mirë dhe pa simptoma, por do të vetë-karantinohem gjatë ditëve të ardhshme, në përputhje me protokollet e OBSH, dhe do punoj nga shtëpia.”, shkruan Ghebresyesus në Twitter.

Është  shumë e rëndësishme, thotë  Ghebresyesus që të gjithë të jemi në përputhje me udhëzimet shëndetësore.

“Kështu do të thyejmë zinxhirët e transmetimit # COVID19, do të shtypim virusin dhe do të mbrojmë sistemet shëndetësore”.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here