Kritikat e ekspertit për situatën me pandeminë, Shtëpia e Bardhë e akuzon Faucin për…

0
539

Shtëpia e Bardhë e ka akuzuar ekspertin kryesor të sëmundjeve infektive Anthony Fauci se po bën politikë me sëmundjen, disa ditë para zgjedhjeve presidenciale.

Reagimi i Shtëpisë së Bardhë erdhi pas një interviste të Dr Fauci për “Washington Post”, kur foli për atë se si Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij Demokrat, Joe Biden, po i qasen pandemisë.

Kur u pyet për qasjet e dy kandidatëve presidencialë, Dr Fauci tha se Biden ishte “duke e marrë pandeminë seriozisht nga perspektiva e shëndetit publik”, ndërsa Trump ishte “duke e parë atë nga një këndvështrim tjetër … ekonomia dhe rihapja e vendit”.

Ai tha se SHBA kishte nevojë për të bërë një “ndryshim të menjëhershëm” në praktikat dhe sjelljet ndaj shëndetit publik.

Komentet shkaktuan një qortim të ashpër nga Shtëpia e Bardhë, e cila e akuzoi Dr. Fauci se po përpiqet të forocojë pozitat e Biden në garën presidenciale.

Zëdhënësi Judd Deere tha se komentet ishin “të papranueshme dhe shkelnin të gjitha normat”.

“Si një anëtar i Task Forcës për koronavirusin, Dr Fauci ka një detyrë të shprehë shqetësime ose të propozojë ndryshime në strategji, por ai nuk e ka bërë atë, në vend që të kritikojë presidentin në media dhe të deklarojë prirjet e tij politike duke lavdëruar kundërshtarin e presidentit”, shtoi ai në një deklaratë.

Në një tubim në Goodyear, Arizona, Trump paralajmëroi se nëse Biden fiton zgjedhjet, ai do ta çonte vendin në izolim dhe mjerim ekonomik për amerikanët.

“Nëse votoni për Joe Biden do të thotë të mos ketë fëmijë në shkollë, të mos ketë diplomime, dasma, Ditë Faalënderimesh, Krishtlindje”, tha Trump.

Ndërsa turmat në aeroportin Opa-Locka bërtisnin “Pusho Fauci-in”, presidenti amerikan u shpreh: “Mos i tregoni njeriu, por më lini të pres pak deri pas zgjedhjeve. E vlerësoj këshillën. E vlerësoj…Ai ka bërë shumë gabime. Por është burrë i mirë. Por ka qenë gabim për shumë gjëra.”

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here