“Mirë që u çmendën po pse të….”- Rama replikon me Bashën: S’ndalon dot aleatët e tij në fushatë

0
556

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish në distancë me kreun e opozitës, Lulzim Basha për situatën e përhapjes së COVID-19 në Shqipëri.

Për Ramën, Basha është kapur pas COVID-it si ‘i mbyturi pas fijes së barit”.

Sipas kreut të qeverisë, Basha pretendon se mund ta kishte ndaluar valën e dytë të infektimeve, ndërkohë që për Raman, kreu i opozitës “nuk ndalon dot aleatët në fushatë”.

“Lulëzim Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit! Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh, thoshte Shvjeku i shkretë!”, shkruan Rama.

Akuza e Bashës

Ndërkohë që shifrat e të infektuarve dhe viktimave kapën të dielën rekord të ri në vend, kreu i PD, Lulzim Basha e ka akuzuar sërish sot kryeministrin Rama se sipas tij e ka humbur kontrollin mbi pandeminë, teksa apelon për vendime dhe ndihmë për shëndetësinë dhe ekonominë.Numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit. Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura.

Në vend të llafeve, sot më shumë se kurrë duhen vendime dhe veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fonde për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta e njerëzve!

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here