Pandemia/ Balla thirrje opozitës: S’bëhet politikë me fatkeqësitë. Një përgjigje edhe për takimet elektorale të PS

0
540

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i bëri thirrje opozitës që të mos bëjë politikë me fatkeqësitë sic është pandemia e Covid.

Në një deklaratë për gazetarët, pas takimit me shtabet elektorale, Balla tha se shprehu mbështetjen maksimale për bluzat e bardha.

“Shpreh mbështetjen time dhe të kolegëve të mi për të gjithë bluzat e bardha, që janë në krye të detyrës, por kryesisht në qendrat spitalore, ku po përballen me të sëmurët.

Ju shpreh falënderimet më të sinqerta për një punë të shkëlqyer që po bëhet.

I bëj një thirrje miqësore politikanëve të së keqes, që të heqin dorë nga politika djallëzore dhe fyerjet e padrejta që iu adresojnë atyre që janë në krye të detyrës. Nuk ka asnjë opozitë kaq djallëzore në botë që të bëjë politikë me këtë situatë“, tha Balla.

Në lidhje me hedhjen nga ballkoni i spitalit Covid 2 të një pacienti, Balla tha se është dhënë një përgjigje nga spitali.

“Ajo që dua të them, përgjigjet që kanë ardhur nga qendra spitalore për rastin e fundit është përgjigjja e thjeshtë që mund të jepet. Ajo që më vjen keq është përpjekja e 4 politikanëve që mundohen të përdorin fatkeqësinë për llumin e tyre politik”, u shpreh Balla.

I pyetur a rrezikohen qytetarët nga Covid si pasojë e takimeve elektorale të PS, Balla tha:

“Nuk ka ndodhur që ne të kemi takime pa maska. Ju lutem tërhiqeni prapa atë që thatë. Nuk ndodh në asnjë takim tonin të ketë qytetarë pa maska. Më përjashtim të atyre qytetarëve që e kanë kaluar Covidin”.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here