Pasi BKH rishikoi dokumentacionin e fituesve për hetues reagon ambasadorja amerikane: Sinjal i fortë se…

0
453

Pas disa padive që detyruan Byronë Kombëtare të Hetimit të rishikonte dokumentacionin e skualifikimit të kandidatëve për hetues, reagon edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasadorja përshëndet  vendimin e BKH për të shqyrtuar rezultatet si dhe korrigjimin e një gabimi me një prej kandidatëve.

Ne e përshëndesim njoftimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit se ajo ka shqyrtuar rezultatet e testit dhe ka korrigjuar një gabim. Sinjal i fortë se BKH po siguron transparencë dhe integritet, praktikon kontrollin e cilësisë dhe po merr përgjegjësi për veprimet e tij. Kështu duket reforma e vërtetë!”, shkruan ambasadorja amerikane.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here