Rritja rekord e të infektuarve dhe viktimave/ “Kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit”, Basha tjetër thirrje Ramës: Sot më shumë se kurrë duhen…

0
537

Ndërkohë që shifrat e të infektuarve dhe viktimave kapën të dielën rekord të ri në vend, kreu i PD, Lulzim Basha e ka akuzuar sërish sot kryeministrin Rama se sipas tij e ka humbur kontrollin mbi pandeminë, teksa apelon për vendime dhe ndihmë për shëndetësinë dhe ekonominë.

Në një postim në Twitter, Basha thekson: “Sot më shumë se kurrë duhen vendime dhe veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fonde për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta e njerëzve!”

Postimi në Twitter:

Numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit. Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura.

Në vend të llafeve, sot më shumë se kurrë duhen vendime dhe veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fonde për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta e njerëzve!

© Panorama.a

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here