“Sherrnaja politike, sëmundje e trashëguar”- Rama: Nuk jemi mësuar të kundërshtojmë në mënyrë civile dhe askush…

0
481

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në aktivitetin që u bë në “Shtëpia me Gjethe”, pasi Këshilli i Europës e ka vlerësuar si Muzeu më i mirë 2020.

Gjatë fjalës së tij Rama nuk la pa përmendur edhe klimën politike në Shqipëri, që sipas tij është një “sëmundje e trashëguar”, pasi sipas kryeministrit, shqiptarët nuk janë mësuar që të kundërshtojnë në mënyrë civile.

Rama ka theksuar se askush nuk na ka mësuar se si të bashkëjetojmë me të kundrat, pasi “të kundërtat kanë qenë të gjitha armiqësore kur kanë qenë të fshehta, ishin të tilla sepse kanë qenë të ndaluara dhe kur kanë qenë të hapura, kanë qenë jetëshkurtra sepse kanë qenë të dënuara”.

Rama: Këtu janë disa prej miqve tanë ambasadorë që janë të detyruar, e kanë si pjesë të përshkrimit të punës së tyre që të hyjnë edhe në këtë sherrnajën tonë dhe që me shumë të drejtë shpeshherë, apo asnjëherë nuk arrijnë ta kuptojnë se si ka mundësi. Në fakt është sëmundje e trashëguar.

Kemi jetuar në kohën e “Shtëpisë me Gjethe” kur ishte e gjitha e mbuluar me gjethe dhe jo vetëm tani që gjethet ruhen si elementë dekorativë.

Faktikisht kemi jetuar pa të drejtën për të kundërshtuar dhe nuk jemi mësuar të kundërshtojmë në mënyrë civile dhe askush nuk na e ka mësuar dhe se si mund të bashkëjetohet me të kundërtat. Të kundërtat kanë qenë të gjitha armiqësore kur kanë qenë të fshehta, ishin të tilla sepse kanë qenë të ndaluara dhe kur kanë qenë të hapura, kanë qenë jetëshkurtra sepse kanë qenë të dënuara.

“Shtëpia me Gjethe” është një nga gjërat më të mira që ne kemi mundur të bëjmë.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here