Ish-bashkëshorti avokat dhunon gruan dhe e ndalon të shohë fëmijët/ Përmbaruesi i divorcit kërcënohet me jetë: Do ta mbush barkun me plumba!

0
483

Divorci në shumicën e rasteve është zgjidhje për një raport, që nuk funksionon, por në rastin e trajtuar sonte “Stop” është krejt e kundërta. Një grua e divorcuar përballet me arrogancën e ish-bashkëshortit, mohimit të fëmijëve, si dhe indiferencës së institucioneve.

gds

Blerta Bengasi është nënë e 2 djemve, 7 dhe 18 vjeç. Pas 19 vitesh martesë, ajo dhe bashkëshorti Alban Bengasi, me profesion avokat, u divorcuan, pas mosmarrëveshjeve dhe dhunës fizike. Blerta thotë se ajo është divorcuar dhe është dëbuar nga shtëpia. Gjyqtarja Irena Plaku vendosi, që kujdestaria e fëmijëve t’i kalonte të atit, ndërsa Blerta duhet t’i takonte fëmijët çdo të martë, të enjte dhe të shtunë, pas mësimit. Por që nga muaji mars, ish-bashkëshorti Alban Bengasi nuk ia ka lënë të ëmës t’i shohë fëmijët.

Si të mos mjaftonte kjo situatë, në janar Blerta dhunohet nga një person i paidentifikuar dhe policia në vend, që të sekuestronte kamerat, tha, se atë ditë ato nuk kanë punuar. Blerta është pajisur me urdhër mbrojtjeje, që nuk e mbrojnë.

Qytetarja: Më datë 24 mua më dogjën makinën dhe erdha te informohem, çfarë është bërë rreth kësaj ngjarjeje?

Shefi Artemis Merko: Me pamjet filmike është marrë ai Luan Sinanaj, është oficeri. Ndërsa, materialin duhet ta ketë referuar Arjani, me aq sa di unë, referuar në Prokurori. A kupton? Se ishin ja 8 kamera më duket! Me sa pashë unë, ato pamje nuk ishin se ishin dhe aq të mira!

Polici: Normalisht, duhet t’ju kishte thërritur Prokurori. Veprimet tona janë kryer!

Blerta pas shumë problemeve që ka pasur, pas dhunës dhe djegies së makinës nuk është ndalur dhe ka kërkuar sërish të takojë fëmijët, sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, por nuk e lënë të takohet me fëmijët pasi nuk e lejon drejtoresha e shkollës.

Nëna mundohet të takohet me djalin e saj të mitur tek furgoni i shkollës, por vetë fëmija nuk do që të takohet me të, edhe pse shokët e nxisin të bëjë një gjë të tillë.

Djali: O mami, po për çfarë erdhe këtu? Për çfarë erdhe?

Qytetarja: Doja. Do vish të flasim pak fare?

Djali: Hë ç’a do?

Shoku: Unë po të isha si ty, do shkoja ta përqafoja direk!

 Qytetarja: O dashni!

Djali: Ç’a do?

Qytetarja: O dashni! Ti je dashuria ime!

Shoku: Po hë mo burrë, preke se mamë e ke!

Djali: Jo! I di vetë gjërat! I di vetë gjërat, po pushoni!

Qytetarja: O xxx, mirë ke qenë?

Djali: Mirë. Shumë mirë!

Qytetarja: O xxx, o dashuri!

Djali: O ma, po ca ke?

Qytetarja: Je bërë me djersë ti?

Djali: Po.

Qytetarja: A ke vapë?

Djali: Po.

Qytetarja: A të hëngsha zemrën unë ty!

Djali: Paçim!

Qytetarja: Dashni, s’të ka marr malli për mu?

Djali: Nuk e di!

Qytetarja: Nuk e di?

Djali: Nuk e di!

Qytetarja: Po mirë, po apo jo? Thuaje një gjë.

Djali: Nuk e di!

Blerta Bengasi tregon, se edhe ka vendimin e gjykatës, që duhet të takojë fëmijët pas shkolle, titullarët e shkollës nuk e lejojnë, të porositur nga ish bashkëshorti i saj, që të hipin direkt në furgonin e transportit.

Pas denoncimit të saj, emisioni “Stop” kontaktoi me përmbaruesin e kësaj çështje, Klodian Pjetri,  i cili tregon versionin e tij.

Përmbaruesi Klodian Petri: Te vendimi i gjykatës, takimi i fëmijës do të zhvillohej tek ambientet e shkollës. Dhe, filloi pjesa e pandemisë, që ishte shumë e paqartë dhe kjo. Gjatë kësaj kohe që ka filluar shkolla, zonja nuk është paraqitur këtu!

Gazetarja: Ju jeni përmbarues, duhet t’i bini pak mbrapa vendimit të gjykatës…

Përmbaruesi Klodian Petri: Do t’i biem pra! Më fal, një sekondë, do t’i biem mbrapa, kur të vijë dhe zonja që të më vejë në dijeni!

Gazetarja:  Ky s’ja hap nënës, çfarë t’i thonë nëna?

Përmbaruesi Klodian Petri: Unë nuk kam informacion, se si është situata tani!

Gazetarja: Unë të them që nuk e ka takuar.

Përmbaruesi Klodian Petri: Po ti kush je? Ti kush je?

Gazetarja: Unë të prezantova që jam gazetare.

Përmbaruesi Klodian Petri: Po dakord, pra! Nuk të njoh unë!

Gazetarja: Të njoh unë ty, të njeh gjykata, ti zbato vendimin e gjykatës..

Përmbaruesi Klodian Petri: Atëherë, më dëgjo, më dëgjo një sekondë se nuk e di çfarë do të nxjerrësh nga mua…

Gazetarja: Unë dua të nxjerr që ti të bësh punën.

Përmbaruesi Klodian Petri: Të vë në dispozicion dosjen!

Gazetarja: Unë nuk dua dosje, dua fakte, ku je ti si përmbarues a ke zbatuar vendimin e gjykatës.

Mes kësaj situate konfliktuale “qershia mbi tortë” është sugjerimi i gjyqtares Irena Plaku, që kërkon gjetjen e gjuhës së përbashkët mes dy prindërve, edhe pse në mes janë disa urdhra mbrojtjeje.

Gjyqtarja Irena Plaku: Pse nuk gjeni një gjuhë të përbashkët?

Avokati i Blertës: Janë bërë tentativat, dhe ju keni bërë një seancë pajtimi dhe nuk është ezauruar.

Gjyqtarja Irena Plaku: Një nënë e njeh fëmijët në vet, më mirë se kushdo tjetër! Blerta ka pas marrëdhënie shumë të mira! Nëna ka qenë figurë primare…

Qytetarja: Po ka 9 muaj që është bërë gjyshja primare. Unë për veten time thashë, në qoftë se thashë do i merrja fëmijët, unë nga babai s’do i largoja kurrë! Nuk jam si ai!

Gjyqtarja Irena Plaku: Si të gjeni një gjuhë të përbashkët?

Avokati i Blertës: Ka tentuar me dhjetëra herë me mirëkuptim! Të të bëj një pyetje zonja gjyqtare? Ekzekutimi i një vendimi, në mënyrë vullnetare, a nuk është element bashkëpunimi?

Gjyqtarja Irena Plaku: Patjetër! Patjetër që është!

Avokati i Blertës: Dhe nuk ka gjetur terren nëpërmjet institucionit të Zyrës së Përmbarimit, në ekzekutimin vullnetar është refuzuar!

Gjyqtarja Irena Plaku: Ok!

Pas ndërhyrjes së “Stop”, takimi përmbarues-psikolog-shkollë do të realizohej për takimin e nënës me fëmijët, përmbaruesi Klodian Petri, kërcënohet me jetë. Alban Bengasi, duke thyer urdhrin e mbrojtjes, vjen në shkollë i shoqëruar nga 7 persona dhe kërcënon përmbaruesin, se do ia mbushë barkun me plumba.

Ish-bashkëshorti: Fëmijët i kam regjistruar këtu. Ka të drejtën e takimit dhe ish bashkëshortja, pas procesit mësimor. Pas procesit mësimor është kur fëmija më vjen mua sipas pagesës. Tani i ka dhënë llafin zv. drejtoresha ta marri këtu.

Përmbaruesi Klodian Petri: Sepse vendimi i gjykatës kështu thotë, në ambientet e shkollës, ditën e martë dhe të enjte të çdo javë, duke e marrë pas mbarimit të shkollës.

Ish-bashkëshorti: Pas mbarimit të shkollës.

Qytetarja: Po, po, po…po jo mo thuaj gjyqtares ta përcaktojë gjyqtarja jote! Ka mamaja ditën për të marrë fëmijën. Ti sot s’e ke ditën për të ardhur!

Ish-bashkëshorti: Dëgjojë fëmijën, dëgjoje çfarë thotë!

Qytetarja: Po lëre fëmijën, se e ke mësuar ti!

Përmbaruesi Klodian Petri: Kemi ardhur të zbatojmë një vendim gjykate.

Polici: Po.

Përmbaruesi Klodian Petri: Më kanë kërcënuar “ do të mbushim barkun me plumba”, dhe më kanë pështyrë. Ka kamera, dua të bëj një denoncim!

Polici: Ok, dakord!

Përmbaruesi Klodian Petri: Atëherë, unë Klodian Petri, përmbarues gjyqësor pranë Zyrës së Përmbarimit Tiranë u paraqita sot në ambientet e shkollës, për të bërë të mundur ekzekutimin e vendimit. Pasi kontaktuam me palën kreditore, pala debitore Alban Bengasi është i shoqëruar me 4-5 veta, njëri prej të cilëve më është ofruar dhe më ka kërkuar, të largohem duke më kërcënuar me jetë! Më pas më janë afruar dhe ofenduar, duke dhe më pështyrë. E gjitha kjo ka ndodhur në oborrin e shkollës.

Qytetarja: Përmbaruesi thotë, që më kanë kërcënuar me jetë, plumba. Ata 6 personat e tjerë, ku janë zotëri? S’jeni polici. Më kanë ndodhur shumë gjëra, asgjë s’keni bërë!

Psikologia: Dhe për aq kohë sa situata është e paparashikuar dhe e papërshtatshme, për një fëmijë të mitur, nuk realizohet takimi.

Qytetarja: Kush do ta marrë fëmijën tim, ditën sot që unë e kam me vendim gjykate?

Psikologia: Sot, nuk e realizojmë dot!/

tvklan.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here