Ja emri i terroristit me origjinë shqiptare, u vra për 9 minuta

0
66

Ky është momenti kur policia austriake largon trupin e terroristit të vrarë pas sulmit të ndodhur mbrëmë në Vjenë. Gjithçka nisi në orën 8.00 të mbrëmjes dhe mbaroi në orën 8.09, kur shqiptari u qëllua për vdekje nga forcat speciale.

Agjencia austriake APA raporton se terroristi quhet Kujtim Fejzulai.

Ai ishte lindur dhe rritur në Austri nga prindër me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Ai ishte dënuar me 22 muaj burg në prill të vitit të shkuar pasi kishte tentuar të udhëtonte drejt Sirisë. Fejzulai u lirua në dhjetor të vitit të shkuar.

Ministria e Brendshme tha se Fejzulai kishte postuar një foto në Instagram përpara sulmit. Ai mbante dy armë që mendohet se janë përdorur gjatë sulmit.

20-vjeçari kishte shpallur besnikërinë e tij ndaj Shtetit Islamik. Ai hapi zjarr në gjashtë pika të ndryshme. Katër civile u vranë gjatë sulmit.

Policia po kërkon për bashkëpunëtorët e terroristit.

© SYRI.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here