“Je injorant, sharlatan dhe…”/ Shpërthen debati dhe akuzat midis analistit dhe Spartak Ngjelës

0
485

Analisti Fitim Zekthi është përfshirë në debate të ashpra me avokatin Spartak Ngjela në lidhje me sulmet terroriste në Vjenë.

Debati nisi kur Ngjela tha se ka pasur terrorizëm islamik edhe në Shqipëri në mesjetë, kur shqiptarët u detyruan të ndërronin fenë.

Pas kësaj iu kundërpërgjigj Zekthi duke I thënë avokatit se është një sharlatan I paaftë.

Pjesë nga debati:

Ngjela: Unë njoh historinë. Po përdor fenë. Ata janë një sekt i Islamit.

Zekthi: Nuk janë sekt. Shteti Islamik është organizatë terroriste.

Ngjela: Ata kanë flamurin e profetit. Nuk bëj dialog unë, bëj monolog. Ata përdorin fenë.

Zekthi: E përdorin shumë mirë.

Ngjela: Zotëri njoh shkencën unë. Edhe tek ne ka pasur terrorizëm islamik në Mesjetë, kur u detyruan të ndërronin fenë. Fatmirësisht islami turk është më i butë. Ata nuk kanë fuqi por bëjnë fatkeqësira vrasjes.

Zekthi: Mesjeta është një gjë komplet tjetër nga koha e sotme.

Ngjela: Ata në Mesjetë sot. Ti je tek ata. Nëse nuk je dakord shko tek ata. Nuk dua dialog. Pse këta nuk janë mesjetarë? ISIS nuk është mesjetar.

Zekthi: Nuk dini çfarë flisni. Jeni sharlatan, gënjeshtar dhe nuk je qytetar i drejtë i këtij vendi. Je i dështuar në politikë dhe në shoqëri. Ti je një injorant i rëndomtë i këtij qyteti. Je islamofob dhe këtë e ke bërë tërë jetën. Mëso të jesh njeri i drejtë. Njerëz që janë mësuar të mashtrojnë gjithë jetën. Jeni mësuar të shani qytetarët, gazetarët, politikanët, priftërinjtë, hoxhallarët. Je mësuar të shash gjithkënd. Ti nuk di të bësh debat.

Ngjela: Po ti kush je?

Zekthi: Jam një qytetar i drejtë që e dua vendin tim. Je një injorant, sharlatan që bën si avokat, bën si filozof si shkencëtar. Keni lexuar 3 libra dhe se dini çfarë flisni.

Ngjela: Inferiorit i lejohen fyerjet. Jam superior. Do ju hedh në gjyq. Asnjë se kam humbur deri tani. Mbarove? 50 fjalë di.

Zekthi: Ti di më pak!

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here