Ndryshime të shuma në polici/ Emrat e drejtuesve që ikin dhe vijnë

0
61

Ndryshime të shumta janë bërë në drejtimin e disa prej policive në qarqe.

Burime nga Policia e Shtetit kanë zbardhur për SYRI.net se janë bërë ndryshime në Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqet Dibër, Kukës dhe Elbasan.

Drejtori i Drejtorisë Vendore te Policisë Elbasan Arjan Muça transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtor i DVP Elbasan, zëvendësdrejtori i kësaj drejtorie, Alket Shatro.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të DVP Kukës Erigert Mitri transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtori i DVP Kukës, Alban Çela.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër Skënder Kalemi transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë Vlorë Artur Selimi.

© SYRI.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here