Shefja e Shërbimit Infektiv paralajmëron karantinë të pjesshme

0
60

Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo, e cila është njëkohësisht edhe anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë, deklaroi mbrëmë në “Opinion”,  se nëse shifrat e të infektuarve me Covid-19 do të vazhdojnë me këto ritme, vendi mund të ketë një mbyllje të pjesshme.

“Nëse shifrat vijojnë që të jenë alarmante rrezikojmë një mbyllje të pjesshme të Shqipërisë. Mund të ketë një mbyllje të zonave që të janë më të rrezikuara”, deklaroi ajo.

Çomo foli dhe për vendimin për të zhvilluar mësimin në universitete online. Sipas saj vendimi u mor pasi u rrit shumë numri i të infektuarve me Covid-19 dhe universitetet shihen si një institucion risku për të përhapur virusin.

Ndërsa e pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se përse nuk u mor i njëjti vendim dhe për baret, Çomo deklaroi se:

“Mësimi është i detyruar, ndërsa shkuarja në lokal është një zgjedhje. Kur zgjedh të shkon në një vend që që nuk mbahet maska, ti ke risk që të infektohesh. Ndërsa në universitete ti shkon me detyrim dhe ke risk që të infektohesh dhe të infektosh të tjerët”.

© SYRI.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here