Sulmi terrorist në Vjenë, 3 viktima e 15 të plagosur. Kurz: Rreziku nuk është shmangur ende

0
453

Një terrorist është ende në arrati pas sulmit në Vjenë, ndërsa policia tha se qëlloi për vdekje një prej autorëve të armatosur dhe arrestoi një të tretë i cili hapi zjarr ndaj qytetarëve, në mbrëmjen e fundit para izolimit në Vjenë.

Ministri i Brendshëm Karl Nehammer tha sot se një sulmues, i cili ishte i armatosur rëndë dhe mbante një rrip shpërthyes, ishte simpatizant i Shtetit Islamik ISIS.

Të paktën tre persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën pasi sulmuesit hapën zjarr në gjashtë vende të ndryshme, pranë një sinagogë në qytet duke filluar nga ora 20:00 me kohën lokale.

Policia ka rrethuar qytetin dhe është në kërkim të autorit të tretë.

Kryebashkiaku i Vjenës Michael Ludwig tha se 15 persona u shtruan në spital pas ngjarjes, shtatë me plagë të rënda.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mbrëmjen e fundit para se Austria të kalonte në bllokim të ri për shkak të situatës nga koronavirusi, ku baret dhe restorantet do jenë të mbyllura dhe njerëzit kishin dalë për të shijuar natën “e fundit” të lirisë.

Sebastian Kurz tha: ‘Sigurisht që është një situatë shumë e tensionuar për rendin e sigurinë, veçanërisht në Vjenë. Ndërsa ne jemi në ndjekje të tyre, autorët janë të pajisur shumë mirë me armë automatike, shumë profesionale. Padyshim që është një sulm terrorist.

Tani janë 15 të plagosur dhe aktualisht po trajtohen në spitale. Një polic i cili u qëllua – falë Zotit, nuk është në rrezik per jeten. Situata është ende relativisht konfuze.

Ne nuk mund të themi me të vërtetë asgjë për sfondin (për sulmin). Një sfond antisemitik natyrisht nuk mund të përjashtohet, veçanërisht për shkak të vendndodhjes ku filloi ky sulm terrorist.

Ajo që dimë me siguri është se ka disa të dyshuar, njëri prej të cilëve deri më tani është eliminuar, por disa informacione janë ende në zhvillim dhe rreziku nuk është shmangur ende plotësisht”.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here