Ambasadori i BE-së ose jeton jashtë realitetit, ose po i jep me vetëdije një dorë arrogancës së pushtetit

0
557

Një deklaratë krejt e çuditshme dhe surprizuese ishte ajo e ditës së djeshme nga ambasadori  i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca. Një ditë pasi Holanda zyrtarizoi veton kundër Shqipërisë për nisjen e negociatave me BE-në, duke arsyetuar qartë qëndrimin e saj, ambasadori solli para shqiptarëve kërkesën për konsensus mes palëve. “Mendoj që Shqipëria është shumë afër integrimit në BE edhe pse ende disa punë për të bërë. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të përshpejtojë punën dhe më pas Preisdenti dhe Parlamenti duhet të plotësojnë edhe 2 vendet vakante që ende mungojnë në Gjykatë Kushtetuese. Jam i bindur që Kushtetuesja mund të jetë funksionale në fund të këtij viti. Të gjitha palët politike duhet të investojnë në ndërtimin e konsensusit të domosdoshëm politik. Integrimi në BE është është ajo që dëshirojnë më shumë se 90% e popullit shqiptar.”, tha ambasadori.

Nga sa më sipër, detyrohemi të pyesim ambasadorin:

Kush ishte pala që e prishi konsensusin e 5 Qershorit duke sjellë si pasojë një Kod Zgjedhor të njëanshëm dhe në kundërshti me kushtin e vendosur nga BE?

Pse na u dashka që Rama të tolerohet sërish për prishjen e radhës së konsensusit dhe palët të rimblidhen në një tryezë dialogu e konsensusi kur dihet fare mirë se në fund kryeministri do e shkeli atë?

Z.ambasador refuzimi i Holandës për negociatat nuk lidhet aspak me polarizimin politik në vend, sic ju mundoheni ta përcillni në publik. Qeveria holandeze e tha qartë se Shqipëria nuk ka përmbushur si duhet kushtet e vendosura, kur u mor vendimi nga KE për hapjen e negociatave në mars të këtij viti. Pra qartazi e kishte fjalën për Kodin Zgjedhor që u miratua pa konsensus. Po ashtu Holanda ngre problematikën e krimit dhe korrupsionit.

Pyetja e duhur që vlen në këtë diskutim është se cfarë bëtë ju ambasador për të ndalur rrugëtimin e mazhorancës dhe Parlamentit me Kodin, që dihej nga gjithëkush, që do të sillte bllokimin e procesit të negociatave?!

Presidenti e paralajmëroi në disa dalje publike, madje edhe e ktheu mbrapsht Kodin, pikërisht me synimin që të synohej konsusus për ti hapurr rrugë negociatave. Por mazhoranca e rivotoi siç ishte, madje duke mos pritur as opinionin e Venecias. Në të gjitha këto hapa anti-integrim të shumicës qeverisëse dhe parlamentit monist, ju ku ishit z.ambasador?

Dhe për ta kompletur kornizën, mjafton reagimi i djeshëm i  kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ashtu si kryeministri Rama, ja hodhi sërish fajin Evropës. Sipas Ballës, vendi ynë i ka plotësuar kushtet për të shkuar në konferencën e parë ndërqeveritare. “Vendet e rëndësishme të BE-së nuk duhet kurrësesi që fushatat e tyre zgjedhore ti lidhin me aspiratat e vendeve që kanë përmbushur kushtet për të kaluar në një fazë tjetër të procesit.”, tha ai.

Por mazhoranca nuk e përmend faktin se qeveria e Holandës i ka hapur dritën jeshile Maqedonisë së Veriut, ndërsa vendit tonë i kërkon rezultate konkrete në përmbushjen e detyrimeve për negociatat, duke paralajmëruar veto në dhjetor.

burimi:standard.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here