Basha: Pengesa kryesore për Shqipërinë në BE është Edi Rama

0
529

Kryetari Basha reagoi nga studio e Tempora në Ora Neës lidhur me lajmin se Holanda ka bllokuar zyrtarisht hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në dhe se shkaku nuk është për çështje të brendëshme të Holandës, por për shkak të ndryshimit të njëanshëm të Kodit Zgjedhor nga shumica socialiste.


Basha tha se se Edi Rama sa herë që ka lajme të kqija fshihet pas “komitetit” duke ironizuar kryeministrin. “Nuk shqiptar që nuk e kupton se pengesa kryesore për hyrjen e Shqipërisë në BE është Edi Rama.”

Sonila Meço: Kryeministri Rama deklaroi sot se ky vendim i Holandës ka të bëjë vetëm me konsumimin e politikës së brendshme.
Lulzim Basha: Patjetër fajin e ka Komiteti. Përgjegjësinë e ka Komiteti. Kur ka lajme të këqija Edi Ramën e keni në piknik, fajin e ka Komiteti. Kësaj radhë e ka fajin Komiteti holandez.
Sonila Meço: Nuk kam dëgjuar për krimin e organizuar për të cilin ka luftuar më së shumti Edi Rama.
Lulzim Basha: Fajin e ka Komiteti. Tani ajo flet qartë.
Sonila Meço: Ka folur për reformën elektorale, vakancat në gjykata dhe për ndëshkimet nga SPAK-u.
Lulzim Basha: Debati ka qenë shumë i gjatë dhe prononcimi edhe i qeverisë edhe i Parlamentit holandez përfshin të gjitha problemet që ju përmendët. Përfshin edhe problemin e mos hetimit të krimeve, të funksionarëve të lartë. Atë e ke edhe në twitter-in e Omtzigt-it, edhe krimet elektorale janë diskutuar në parlamentin holandez. Por pak rëndësi ka sepse shqiptarët e prisnin. Rëndësi ka konkluzioni i kësaj. Konkluzioni është që për herë të katërt…
Sonila Meco: Nuk ka lajm më të keq sepse kjo i jep dorë të lirë kryeministrit të veprojë i qetë pa një kontroll.
Lulzim Basha: Lajm i mirë është se nuk ka shqiptar mos ta kuptojë më që pengesa e vetme për hyrjen e Shqipërisë në Europë është Edi Rama dhe kjo është një patentë sjellje, ju e mbani mend kur do futeshim në NATO bëri demonstrata. Kur do hiqnim vizat çoi letër në Bruksel mos u hiqni vizat shqiptarëve se do ju vijnë azilantët. Kur ishte puna për të marrë statusin e vendit kandidat bllokoji tre ligjet në parlament dhe tani ka vit pas viti që hap shampanjë kot ndërkohë që ne vetëm na shtohen kushtet ishin tre u bënë pesë u bënë shtatë u bënë nëntë, tani janë 15 kushte.

burimi:standard.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here