EULEX zbarkon në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit të Kosovës Jakup Krasniqi

0
464

Mëngjesin e sotëm forcat të shumta policore nga EULEX kanë bastisur shtëpinë e kryetarit të Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi.

Nga Gjykata Speciale kanë treguar se Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke kryer një operacion në Prishtinë.

Nga Dhomat e Specializuara thuhet se operacionet po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovës (EULEX).

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara, raporton Kosovapress.

Ndërkohë në një reagim, nipi i Jakup Krasniqit thotë se askush nga familjarët nuk është lejuar të afrohet tek shtëpia e, ku edhe po qëndrojnë forca të shumta policore nga njësia e EULEX-it.

“Ajo çka ne e dimë është që prej orës 5-6 të mëngjesit kanë ardhur këtu me gjithë këtë numër të madh të veturave dhe numër të madh të policëve. Ajo që po na shqetëson është se nuk po na lënë të afrohemi për të parë se nëse ka nevojë për diçka. E vërteta është se kanë ardhur, nuk kemi pasur njoftim. Edhe ne jemi spektatorë sikur ju”, tha ai.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here