Kushëriri i “të fortit” të Niklës, zbardhet identiteti i 35-vjeçarit të plagosur sot në Krujë. Dyshohet se… (EMRI)

0
357

Shtetasi, i cili është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta për policinë në Tapizë, të Krujës është Ervin Kodra.

“Panorama.al” mëson se Kodra është kushëriri i Durim Bamit, një emër ky jo pak i njohur për policinë dhe ka dyshime se plagosja mund tëketë lidhje me këtë fakt.

Durim Bami i njohur ndryshe si “i forti i Niklës”, është personi i akuzuar nga ish-deputeti Tom Doshi se ishte porositur për ta vrarë, akuzë me të cilën u arrestua më 3 mars të 2015.

Më 4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në “shërbim prove”.

Po kështu 41-vjeçari ka qenë i dyshuar në vitin 2004 për një tentativë vrasjeje. Bëhet fjalë për vrasjen e Erzen H. dhe Hasan K. Gjithashtu Durim Bami rezulton si personi i fundit që ka takuar shtetasin Enver Stafuka.

Më herët ai është dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes. Bami u ndalua edhe në shtator të 2018 nga një operacion i RENEA-s në Nikël pas informacioneve se në banesat e të fortëve në këtë zonë kishte armë, drogë dhe sasi eksplozivi.

Fatmirësisht kushëriri i Bami, Ervin Kodra ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Forcat “Shqiponja” kanë bërë të mundur shoqërimin e pesë personave, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here