Ministri Blendi Klosi infektohet me koronavirus. Mesazhi që jep për qytetarët pas karantinimit

0
471

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi është infektuar me koronavirus.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Klosi thotë se rezulton pozitiv dhe se është karantinuar sipas protokolleve.

“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet”- shkruan ai.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here