“Remdesiviri u ble 3 mije euro 6 flakonë”, Koduzi publikon dëshminë e mjekut të Infektivit: Antivirali mungon në spitale, njerëzit…

0
510

Pas deklaratës së shefes së Spitalit Infektiv, Najada Çomo, e cila deklaroi se blerja e Remdesivirit ishte një gënjeshtër, ka reaguar edhe nënkryetari i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi.

Në një postim në facebook, Koduzi ka publikuar dëshminë e një mjeku të infektivit, i cili ka bërë me dije se “Remdesiviri u ble 3 mijë euro 6 flakonë”, ndërsa shpreh keqardhjen për Çomon që sipas tij po keqpërdoret nga qeveria për të mbuluar të vërtetën.

Koduzi shton se deklarata e kryetarit të demokratëve, Lulzim Basha se antivirali nuk gjendet në spital dhe qytetarët detyrohen ta blejnë vetë është e vërtetë.

Postimi i plotë:

Është për të ardhur keq që shefja e infektivit, Dr.Najada Çomo, keqpërdoret nga qeveria për të mbuluar të vërtetën. E vërteta është ajo që tha kreu i opozitës sot Lulzim Basha. Shumë qytetarë e kanë paguar vetë antiviralin Remdesivir, sepse në spitale nuk gjendet.

Vetë mjekët e COVID 1 dëshmojnë se njerëzit e blejnë vetë antiviralin, që duhet të ishte falas në spital. Në foto dëshmia e mjekut të infektiviti, Dr.Renato Osmënaj.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here