Sporti shqiptar në zi, koronavirusi i merr jetën trajnerit kampion nga Vlora

0
459

“Covid 19” i merr jetën Viron Toskës. Trajneri kampion i Flamurtarit në basketboll për femra humbi jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa prej dy javësh ishte i intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në Tiranë.

Përpara një jave, Federata e Basketbollit do të bënte të mundur transportimin e Toskës drejt Turqisë, për një mjekim të specializuar, por futja në intubim e bëri të pamundur.

Toska u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, ndërsa për gati 10 vite ishte edhe shef i klubit shumësportësh “Flamurtari”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here