Vetvrasjet Covid/ Shehu: Mos prisni nga Prokuroria, konkluzioni të çon tek ‘majat’

0
468

Nga Tritan Shehu.

I vetmi vend me vetëvrasje në spitale Covid është Shqipëria, shumë hallka krijuan traumat psikologjike te njerezit që nga shkurti dhe këtu nuk e ka fajin personeli i mbingarkuar, por

Kryeministri duke folur për mijëra të vdekur e arkivole, kodra me varreza, nxjerrë tanket etj, i terrorizoi njerëzit me shumë se kjo sëmundje, krijoi një deformim të gjatë psikologjik!

Nuk u mendua për masa “inteligjente” shëndetësore, por vetëm për të bërë shoë e agresuar qytetarët. Mungesa e një strategjia pluridimensionale, menaxhimi i dështuar, sistemi në kolaps, përballë kësaj patologjie të rrezikshme favorizon akte të tilla tragjike.

Ajo nënë e jashtëzakonshme që foli, veçse që të tilla tragjedi mos të përsëriten, i vuri “pikat mbi i”. Historia si e tregon filloi me amullinë “alo, alo” në sistemin parësor pa kontakt direkt, mospasja e protokolleve mjekuese, mundësisë për tamponin, përgjigjen e tij mbas 5 ditësh etj, të gjitha që thellojnë panikun.

Më tej presioni të shtrohet apo jo në spital të mbingarkuar, ku gjen një dhomë me 5 pacientë të tillë, tre infermiere në turn për rreth 40 pacientë Covid, larg çdo standarti këto, ndërsa mbi 50% e shtretërve në vend qëndrojnë bosh.

Familjarët duhet e mund t’i vizitojnë këta pacientë me rekomandimin e psikologut ose vendimin e shefit të klinikës.

Pra mos prisni nga Prokuroria konkluzione, ato janë shumë më të gjera e të çojnë në “majat”!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here