“Asnjë lek nuk kam marrë prej tërmetit. Tek kjo portë nuk ka ardhur askush me dhënë diçka! ” – Basha takon banorët e prekur në Ishëm

0
473

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me banorët e prekur nga tërmeti, në Ishëm të Lezhës.

Në Gjuricaj, Njësia Administrative Ishëm, kryetari i opozitës u ndal edhe në banesën e rrënuar nga tërmeti i 26 nëntorit, të familjes së Limon Filit.

Edhe pse ka kaluar 1 vit kjo familje jeton në një minimagazinë, pasi askush nuk i ka dhënë zgjidhje për shtëpinë e dëmtuar rëndë nga tërmeti. Ata pretendojhne se nuk i riondertohet shtepia pasi kane qene ne mitingun e PD-se. Ndonëse banesa është jashtë funksioni, institucionet e kanë vlerësuar si DS2 dhe i kanë thënë se përfiton vetëm 250 mijë lekë të reja, ndërsa prej ndihmave ata nuk kanë përfituar fare.

Ai kërkon vetëm një vlersim të drejtë për banesën, pasi po vjen dimri i dytë dhe duhet të jetojë në një minimagazinë në kushte të mjera.

Në Lalëz, familja e Agim Muharremit po jeton ende në çadër, pasi banesa edhe pse është për t’u rindërtuar, ende s’ka asnjë shenjë nga shteti me justifikimin se rruga deri tek banesa nuk është e mirë.

Agimi, 46 vite mësues bashkë me të shoqen thotë se prej 11 muajsh tashmë, asnjë prej autoriteteve shtetërore nuk është kujtuar për të dhe familjen e tij. E njëjta histori përsëritet edhe në shtëpinë e Kasem Gjetës në Shkafanë. Kasemi, por edhe banorë të tjerë të kësaj zone i thanë Bashes, se po dëmshpërblim po marrin njerëz që s’kanë pësuar asnjë dëmtim, ndërsa ata që kanë shtëpitë e shembura, jo.

Po në Shkafane, në familjen e Shpëtin Kurti, historia e harresës prej 1 viti nga shteti përsëritet. 6 pjesëtarët e familjes po hyjnë në dimrin e dytë në çadër dhe në një kontenier që ia kanë dhuruar privatisht, pasi shtëpia e shembur plotësisht as ka nisur të hedhë themele.

E zonja e shtëpisë tha se ende s’kanë asnjë zgjidhje dhe po jetojnë në kushte të vështira. Sheshin e rrënojave e kanë pastruar vetë, pasi shteti nuk ju ka dhënë asnjë lek deri tani.

Basha është zotuar para banorëve se pas ardhjes në pushtet të PD-së të gjitha paratë që duhet të shkonin për ta do t’i rikthen dhe investimet e tyre do të vihen në punë.

“Sot për sot duhet që zëri juaj të dëgjohet dhe të thuhet pa e zbukuruar. Sot erdha t’ju shoh dhe të zotohem që paret që janë për ju do të vijnë tek ju, shtëpitë do të rindërtohen dhe ato investime që janë bërë me paret tua do t’i vëmë në punë. U ngrit gjithë bota për ta ndihmuar Shqipërinë, vetëm këta s’u kujtuan. Por ju garantoj që do të marrë fund. Dy prioritete kryesore do të kemi.

E para, shëndetin edhe ekonominë që ka shkatërruar pandemia dhe gjithë ndihmat që i ka ndarë Europa për tërmetin dhe që duhet të vijnë tek ju, do të vijnë tek ju dhe buxheti i shtetit do të bëjë të mundur që brenda një kohe shumë të shkurtër shtëpitë t’ju rindërtohen dhe vuajtja që keni hequr t’ju lehtësohet sadopak. Më vjen keq që ju kam ardhur në këto kushte të vështira, por ju jap fjalën që do vij t’ju shoh edhe kur ta kemi riparuar këtë dëm edhe t’i keni shtëpitë e rindërtuara”– tha Basha.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here