Për dorëheqjen e Hashim Thaçit nga posti i Presidentit ka reaguar edhe kryeministri Rama. Pas konfirmimit të aktakuzave ndaj Thaçit, Rama thotë se ai do të ketë gjithë mbështetjen e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën.
Rama e quan absurd procesin ndaj tij, ndërsa thotë se do të vuloset përfundimisht pastërita e UÇK-së.
“Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj”, shkruan Rama në Twitter.
