Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vijuar takimet me qytetarët në Durrës paraditen e kësaj të enjteje.
Pas takimeve më banorët e një pallati të dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, kryetarja e LSI-së është ulur në kafe me disa qytetarë të tjerë, për të diskutuar problemet dhe ankesat që ata kanë, sa i takon situatës së dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.
Por edhe pas gjobës së dytë nga policia, Kryemadhi është parë sërish pa maskë, teksa bisedon me qytetarët.