Plagosja e 34-vjeçarit, policia zbardh ngjarjen. Dy autorët në arrati, prangosen dy persona që kanë…

0
494

Zbardhet plagosja me armë zjarri e ndodhur dy netë më parë në Fier, ku mbeti i lënduar 34 vjeçari Marjus Mellaraj.

Policia thotë se ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, teksa ka shpallur në kërkim 2 autorët e dyshuar të plagosjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 03.11.2020, ku si pasojë mbeti i plagosur lehtë në këmbë me armë zjarri, shtetasi Marjus Mellaraj, 34 vjeç, arrestuan në flagrancë shtetasit:

Armir Budini, 44 vjeç banues në Fier, për veprën penale “Moskallëzim krimi”;

Julian Mahmutaj, 36 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” (I dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike).

Gjithashtu u shpallën në kërkim, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, shtetasit Ilir Boriçi., 44 vjeç (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje) dhe Fatmir S.(Krasniqi)., banues në Fier, dhe po punohet për kapjen e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 Shkurti”, Fier, pas një konflikti për motive të dobëta midis shtetasit Ilir Boriçi dhe Marjus Mellaraj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here