Italia ka regjistruar një numër shumë të lartë të të infektuarve dhe viktimave në 24 orë.
Mediat e huaja raportojnë se janë regjistruar 34,505 raste të reja të infektimit me koronavirus, nga më shumë se 220 mijë tamponë.
Fatkeqësisht kanë humbur jetën 445 persona.
Ministri i Shëndetësisë në Itali, Gianni Rezza në një deklaratë për shtyp është shprehur se “krahasuar me Marsin, sot rastet e koronavirusit janë shëpërndarë në të gjithë vendin. Nëse them ‘e kuqe’ do të thotë qarkullim i lartë i virusit në të gjithë Italinë, nëse them ‘portokalli’ do të thotë se ka incidenca të larta.
Kurba rritet dhe duhet të jemi të kujdesshëm sepse situata e vështirë është e përgjithësuar”, tha Rezza. “Një rajon i kuq ose portokalli do të mbetet në këtë gjendje për të paktën dy javë.”
Dje infeksionet e reja ishin 30,550 nga pothuajse 212 mijë tampona dhe 352 të vdekur.