Presidenti aktual, Donald Trump kandidat në zgjedhjet presidenciale u shprehet se republikanët do t’i fitojnë zgjedhjet.
Pak më parë në një postim në Twitter, Trump tha se do të sfidojë ligjërisht të gjitha vendet e pretenduara nga Joe Biden për fitore, me pretendimin se ka mjaftë prova në media.
“Të gjitha Shtetet e fundit të pretenduara nga Biden do të sfidohen ligjërisht nga ne për Mashtrimin e Votuesve dhe Mashtrim në procesin Zgjedhor të Shtetit. Ka mjaft prova, thjesht shikoni mediat. NE DO TE FITOJME! Amerika e parë!” shkroi Trump.
Por Twitter ka vonuar vetëm 30 minuta për të fshirë postimin e Trump, duke e konsideruar atë dezinformues për qytetarët amerikanë.