VIDEO/ Momenti nga gjobitja që kaloi pa u vënë re, Kryemadhi nxjerr pamjet: Frymëzues veprimi i kësaj police, heroina e vërtetë e ditës

0
529

Momenti që shihni në videon më lart, është ai që ka kaluar pa u vënë re sot nga ndërhyrja e policisë në aktivitetin e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, me banorët e pallatit të dëmtuar nga tërmeti në Durrës.

Policia ndërpreu takimin e Kryemadhit me qytetarë, pasi kryetarja e LSI nuk kishte vendosur maskën mbrojtëse për koronavirusin dhe e gjobiti me 3 mijë lekë.

Por në video vihet re një police femër e cila duket e tërhequr nga urdhri i kolegut (eprorit) për vendosjen e gjobave.

Këtë moment, e ka shpërndarë në rrjetet sociale kryetarja e LSI-së, e cila ndër të tjera, e quan heroinë këtë police, e cila sot “zgjodhi të jetë me popullin, me nënat dhe baballarët që mbetën pa shtëpi”.

Sot në Durrës. Ende ka shpresë, shqiptarët kanë dinjitet. Frymëzues veprimi i kësaj police, heroina e vërtetë e ditës dhe shembull i forcës së gruas. Ajo zgjodhi të jetë me popullin, me nënat dhe baballarët që mbetën pa shtëpi”, shkruan Kryemadhi.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here