VIDEO/ Vajza të reja, djem, të shoqëruar me furgon policie. Ja sa qytetarë u gjobitën për mosmbajtjen e maskës

0
531

Policia e Shtetit ka gjobitur në 24 orët e fundit 619 qytetarë në gjithë vendin, që lëviznin pa maskat mbrojtëse.

“Si rezultat i këtyre kontrolleve, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 619 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse”, tha policia në njoftimin e saj, duke publikuar dhe pamjet ku duken të ndaluar vajza të reja, djem dhe të shoqëruar me furgon policie, ata që nuk kishin me vete mjet identifikimi.

“Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë”, tha Policia.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here