Nxënësit e një shkolle 9-vjeçare sot pa mësim/ Prindërit në protestë: Ja çfarë kërkojmë!

0
68

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ndoc Mazi” në Shkodër sot nuk kanë zhvilluar procesin mësimor. Shkak është bërë protesta e disa prindërve të cilët kanë fëmijët e tyre  në kopshtin që ndodhet në të njëjtën godinë me shkollën.

Prindërit dolën në protestë, pasi sipas tyre bashkia Shkodër ka lëvizur edukatoren nga kopshti “Ndoc Mazi” në një kopsht tjetër.

Më pas protesta e prindërve dhe fëmijëve te kopshtit “Ndoc Mazi” u zhvendos përpara bashkisë Shkodër. Fëmijët poshtë bashkisë thërrasin “hapni kopshtin, hapni kopshtin”. Një përfaqësi e prindërve do të zhvillojnë një takim për zgjidhjen e situatës.

Sipas prindërve kopshti “Ndoc Mazi” mbyllet plotësisht dhe fëmijët duhet ti dërgojnë në kopshte të tjera gjë për të cilën nuk janë dakord.

Prindërit thonë se do vijojnë ta mbajnë te bllokuar shkollën derisa te rikthehet edukatorja qe kane patur fëmijët e tyre dhe kopshti te vijoje normalisht siç ka qene me përpara.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here