Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar draftin e mazhorancës për ligjin e ri të Presidentit. Teksa e konsideron si një përpjekje puçsite, Meta thotë se ka zero interes për këtë çështje.
Kreu i shtetit thotë se ka nisur marshimin per referendumin e 25 prillitl
“Zero interes për këto drafte dhe përpjekje puçistë. Ky është një parlament jo kushtetues, një parlament ku qytetaret kërkojnë shpërndarjen e tij te menjëhershme. Një parlament ku një pjesë e mire janë edhe tradhtarë dhe mercenare.
Për mua ka vetëm një interes që është 25 prilli dhe populli i Shqipërisë. Unë kam nisur marshimin tim si president drejt referendumit te 25 prillit. Ky do te jetë një referendum shume i qartë pasi mbi 95% e shqiptareve do të votojnë për Shqipërinë në Evropë.”, tha Meta.