VIDEOLAJM/ Presidenti ja merr këngës me grupin polifonik: S’do lejojmë askënd të na cenoje identitetin tonë kombëtar

0
71

Kreu i shtetit, Ilir Meta gjatë vizitës në Bylis ja ka marrë këngës me dy grupet e shquara polifonike të zonës.

Në videon e publikuar nga Presidenti Meta, dëgjohet teksa ai mban iso, kur këndohet kënga “Boria në Hekal ra”.

Në mesazhin e tij, Presidenti thekson se nuk do lejojë askënd të cenoje identitetin tonë  kombëtar.

“Sot në Bylisin antik, në një nga kulmet e qytetërimit ilir, me dy grupet e shquara polifonike “Gjergj Arianti” dhe “Bashkimi” ja morëm këngës “Boria në Hekal ra”.

Nuk do lejojmë askënd të na cenoje identitetin tonë kombëtar dhe trashëgiminë e vyer kulturore e artistike, që na bën krenar si shqiptarë. Malet tona më të larta!”, thekson Meta

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here