“Vladimir Putin do japë dorëheqjen në janar”- Vjen deklarata e papritur për Presidentin e Rusisë! Ja sëmundja nga e cila vuan

0
56

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të japë dorëheqjen në janar pas dyshimeve se ai mund të ketë sëmundjen e “Parkinsonit”, ka pohuar një profesor i Moskës.

Sipas “Daily Mail”, kërkesën për të dalë në pension ia ka bërë e dashura e tij, 37-vjeçarja, Alina Kabaeva, e cila pak kohë më parë, ka sjellë në jetë edhe dy binjakë.  Që prej asaj kohe, ajo nuk është shfaqur më në media.

Sipas kritikut të Kremlinit, profesor Valery Solovei, edhe vajzat e tij, Maria Vorontsova, 35 vjeç, Katerina Tikhonova, 34 vjeç, po e nxisin atë të tërhiqet.

Gjendja e tij filloi të komentohej pas disa videove që filluan të qarkullonin në rrjet, ku Presidenti shfaqej duke lëvizur me vështirësi gjatë kohës që mundohej të mbahej në një karrige.

Për më tepër, është vënë re edhe dridhja në duart e tij gjatë kohës që mbante një stilolaps.  Analistët dyshojnë se në filxhanin e tij ka pasur shumë ilaçe kundër dhimbjes.

Megjithatë, nuk ka pasur asnjë konfirmim që Presidenti vuan nga sëmundja e Parkinsonit.  Mediat shtetërore parashikojnë se kjo do të shihet si “një shenjë që po vendos bazat për një tranzicion përfundimtar të pushtetit në Rusi”.

Burimet thonë se Putin po nxiton që të kalojë një legjislacion që do e bëjë atë senator të përjetshëm.

Kjo do t’i japë benefite shtetërore deri në vdekje, si dhe do i ofrojë imunitet nga ndjekja penale, nëse do të niset ndonjë hetim ndaj tij.

Nuk është hera e parë që njerëzit spekulojnë se Putin-i vuan nga kjo sëmundje.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here